Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Përplasja politike nisi natën e 9 shkurtit, Kurti nuk deshi formimin e institucioneve

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se që natën e 9 shkurtit kishte treguar se nuk ishte i interesuar për formimin e institucioneve, për shkak të pakënaqësisë me rezultatin zgjedhor. Hoxhaj tha se deklaratat e Kurtit pas publikimit të rezultateve preliminare, ku sipas tij përdori “terminologji zoologjike” ndaj opozitës, tregonin që shefi i ekzekutivit nuk e dëshironte bashkëqeverisjen. Sipas Hoxhajt, ftesat e mëvonshme të Kurtit ndaj LDK-së për koalicion kanë qenë vetëm manovra politike për të shpërndarë përgjegjësinë dhe jo përpjekje të sinqerta për arritjen e një marrëveshjeje qeverisëse. “Ajo që ka ndodhur është e qartë: qytetarët më 9 shkurt e ngarkuan Kurtin me përgjegjësinë për bashkëqeverisje, por ai nuk pati vullnet. Lëvizjet e tij ishin vetëm taktike, andaj kriza politike ka një fajtor dhe ai është z. Kurti,” deklaroi ai. Pas dy dështimeve të Vetëvendosjes për të siguruar votat për formimin e qeverisë, presidentja Vjosa Osmani shpërndau Kuvendin dhe caktoi 28 dhjetorin si datë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Decentralizmit të tanishëm i ka skaduar afati

Besnik Tahiri: Konsultimet për presidentin ishin formalitet, synimi ishte kontrolli i tri institucioneve kryesore

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar se procesi i konsultimeve politike për zgjedhjen e …