BE-ja dhe Holanda kërkojnë përkushtim të Kosovës në dialog dhe sundim të ligjit

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se Kosova duhet të angazhohet më shumë në dialogun me Serbinë dhe në zbatimin e reformave.“Duhet të kemi progres në dy fusha kryesore: së pari, Qeveria duhet të përkushtohet në ndërmjetësimin dhe lehtësimin e dialogut me Serbinë, që është pjesë e planit të rritjes së BE-së. Së dyti, duhet të shtyjë përpara  reformat dhe sundimin e ligjit, të cilat çojnë në zhvillim ekonomik, stabilitet dhe arsim cilësor,” deklaroi Orav. Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Boven, tha se për Holandën, forcimi i sundimit të ligjit është prioritet kryesor. “Sundimi i ligjit jo vetëm që e ndihmon Kosovën të ecë përpara drejt BE-së, por gjithashtu është përgjigja ndaj nevojave dhe aspiratave të qytetarëve të Kosovës,” theksoi Boven. Ndërkohë, drejtoresha ekzekutive e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha-Stublla, kritikoi qeveritë e kaluara për mungesë të përkushtimit në procesin e integrimit evropian, u shpreh ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Revoltat qytetare të 17 e 18 marsit të vitit 2004 ishin pasojë e politikave të gabuara e të dështuara të kohës

21 vjet nga trazirat e marsit 2004 – Revolta kundër UNMIK-ut dhe pasojat e saj

Sot shënohet 21-vjetori i Trazirave të Marsit 2004, një nga ngjarjet më të përfolura dhe …