Kosova dhe SHBA-ja thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim nismën për lidhjen e një marrëveshjeje kornizë për bashkëpunim të thelluar në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, deklaroi se marrëveshja përfshin pesë fusha kryesore: Planifikimi dhe qeverisja e mbrojtjes, Menaxhimi i burimeve humane dhe të mbrojtjes. Ndërtimi i kapaciteteve strategjike ushtarake. Bashkëpunimi për angazhim rajonal dhe ndërkombëtar. Qëndrueshmëria strategjike Sipas Maqedoncit, SHBA-ja do të mbështesë Kosovën në planifikimin profesional të mbrojtjes dhe në qeverisjen civile të sektorit të mbrojtjes, me qëllim përmirësimin e menaxhimit të burimeve humane dhe strategjike. Një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes përfshin ndërtimin e kapaciteteve strategjike ushtarake, përfshirë mbrojtjen ajrore dhe mbështetjen ajrore, si pjesë e fazës së tretë të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, e cila do të zgjasë deri në vitin 2028.

Kontrolloni gjithashtu

Revoltat qytetare të 17 e 18 marsit të vitit 2004 ishin pasojë e politikave të gabuara e të dështuara të kohës

21 vjet nga trazirat e marsit 2004 – Revolta kundër UNMIK-ut dhe pasojat e saj

Sot shënohet 21-vjetori i Trazirave të Marsit 2004, një nga ngjarjet më të përfolura dhe …