BE-ja dhe UNDP-ja ndihmojnë me shërbime vështirë të qasshme për personat me aftësi të kufizuare e të moshuarit në Kosovë

BE-ja dhe UNDP-ja ndihmojnë me shërbime vështirë të qasshme për personat me aftësi të kufizuare e të moshuarit në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të dorëzojnë dy klinika mobile të cilat do të përdoren për ofrimin e shërbimeve bazë që janë e drejtë e të gjithëve por vështirë të qasshme për personat me aftësi të kufizuar dhe të moshuarit në mbarë Kosovën. Ngjarja do të zhvillohet të enjten më 18 nëntor, në sheshin Skenderbeu, me fillim nga ora 11:00.

Klinikat mobile janë automjete të modifikuara që do të lëvizin neper komunitete anembanë Kosovës, qofshin urbane ashtu edhe rurale, dhe do te ofrojnë shërbime të ndryshme, te bazuar në nevojat e komuniteteve. Klinikat mobile do tu dorëzohen OJQ-së “Nëna Tereza” dhe OJQ-së Handikos Gjilan në prani të z. Tomáš Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së ne Kosove, dhe z. Ilir Kapiti, Zëvendësministër i Financave, Punës. dhe Transfereve. Z. Zef Shala nga OJQ-së Nëna Terezë dhe z. Fatmir Shurdhani nga Handikos Gjilan do t’i pranojne klinikat mobile nga përfaqësuesit e BE-së, zyra në Kosovë dhe UNDP në Kosovë.

Ftesë:\Ftohen mediat të përcjellin këtë ngjarje.

Kush:          EU dhe UNDP

Çka:            Dorëzimi i dy klinikave mobile për ofrimin e shërbimeve për grupet e cenueshme në Kosovë

Kur:            Të enjten, 18 nëntor, në ora 11:00

Ku:             Sheshi Skenderbe

 

Për më shumë informata, ju lutemi të kontaktoni:

Burbuqe Dobranja, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së

Tel: (038) 249 066 lok. 410;  mobil: 049 720 800;           email: [email protected]

Danijela Mitić, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së

Tel: (038) 249 066 lok. 412;   mobil: 049 720 824     e-mail: [email protected]

Vjosa Rakovica Xhemaj, zyrtare për menaxhimin e informacioneve pranë UNDP-së

Mobil: +383 49 709 050           e-mail: [email protected]

Tringë Sokoli, Zyrtare për komunkim dhe media sociale pranë UNDP-s Mobil: +383 49 659 016         e-mail: [email protected]@undp.org

Enisa Rashlanin Kasemi, Zyrtare për informim dhe komunikim, Zyra e BE-së në Kosovë

Tel: +383 (0) 38 5131 327      mobil: 044 118 686

email: [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …