Bashkimit Evropian kërkon nga partitë politike në Shqipëri që ta respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit

BE-ja fuqizon kriteret deri në atë nivel, sa asnjë nga vendet e Ballkanit të mos bëhet anëtare e saj

Franca, fuqia e së cilës në BE po bëhet dominonte, kërkon që kriteret për pranim të vendeve të Ballkanit të ashpërsohen deri në atë nivel sa të mos mund t’i plotësojnë ato. Kjo qasje konsiderohet si një “mençuri politike” e Bashkimit Evropian dhe kritere të tjera të rrepta për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën. Ky rishikim i marrëdhënies është arsyetuar me faktin se reformat e ndërmarra nga vendet e Ballkanit nuk janë të mjaftueshme. Ministrat e BE-së do të diskutojnë për situatën në fushën e zgjerimit dhe politikës së pranimit në një takim të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel. Në dokumentin 5-faqesh janë propozuar edhe masat ndëshkuese deri në pezullim të tërësishëm të negociatave, në situatat kur vendi kandidat, tërësisht ose pjesërisht dështon së përmbushuri zotimet që ka dhënë. Në këtë dokument nuk është shënuar ndonjë vit  kur Ballkani Perëndimor mund të bëhet pjesë e familjes evropiane. Ëndrrat e shqiptarëve për “parajsën” e quajtur BE, tanimë kanë filluar të zbehen, për shkak të injorimit të hapur, jo vetëm të Francës por të shumicës së vendeve anëtare.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …