BE konfirmon nisjen e heqjes graduale të masave ndaj Kosovës

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se Komisioni Evropian ka filluar zyrtarisht procesin e heqjes graduale të masave të vendosura ndaj Kosovës në maj të vitit 2023. Sipas BE-së, blloku synon të vazhdojë me anulimin e mëtejmë të këtyre kufizimeve. BE ka përshëndetur dorëzimin pa tensione të pushtetit lokal në katër komunat me shumicë serbe në veri, duke theksuar se pret që kryetarët e rinj të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve. Bashkimi Evropian ka marrë gjithashtu në dijeni shpalljen e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, duke nënvizuar nevojën për një proces zgjedhor të rregullt, të drejtë dhe gjithëpërfshirës, nga certifikimi i partive e deri te akreditimi i mediave të të gjitha komuniteteve. “BE-ja është e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet e reja të Kosovës sapo të formohen dhe të vazhdojë mbështetjen për vendin në rrugën drejt integrimit evropian”, thuhet në përgjigje. Brukseli rikujtoi se pret nga Kosova të ri fokusohet në reformat evropiane dhe të avancojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Dialogu me Serbinë sfidë e pashmangshme, objektivi mbetet njohja reciproke

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, deklaroi se dialogu me Serbinë …