leoni

BE

BE nuk e kanë ndërmarrë asnjë hap për gjashtë muaj drejt vendimit final për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën

Pas rekomandimit të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për Kosovën në korrik të vitit 2018 dhe pas votimit në Parlamentin Evropian dy muaj më vonë, institucionet e Bashkimit Evropian nuk e kanë ndërmarrë asnjë hap për gjashtë muaj drejt vendimit final për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët. Procesi është bllokuar në kuadër të trialogut (Parlament Evropian, Këshill Evropian dhe Komision Evropian) për finalizimin e vendimit për vizat. Për të lëvizur lirshëm në Zonën Schengen kosovarët duhet të presin edhe vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së, i cili këtë çështje ende nuk e ka në rend të ditës. Vlerësohet se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës nuk do të jetë në agjendë të ministrave të BE-së deri pas mbajtjes së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të planifikuara për muajin maj të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …