leoni

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

Sindikata e Arsimit kërkon nga kryetari i vendit, Hashim Thaçi që mos ta derkretojë Ligjin për pagat

Disa ditë pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës hoqi dorë nga greva në arsim pasi në Projektligjin për paga u ngritën koeficientet e disa kategorive të punëtorëve të arsimit, drejtues të sindikatës tash po kërkojnë mosdekretimin e Ligjit nga Thaçi. Ndryshimet e koeficienteve ishin bërë një ditë para se Kuvendi të miratonte Ligjin, ku drejtues të Qeverisë, komisionit për administratë e kryetari i Kuvendit i kishin premtuar SBASHK-ut ngritje rreth 20 për qind të koeficienteve. Drejtues të Sindikatës po konsiderojnë se Ligji duhet të mos dekretohet dhe kështu të kthehet në pikën zero. Kjo pasi mësimdhënësit e arsimit fillor (1-5) nuk janë të kënaqur me koeficientet e tyre dhe po konsiderojnë se janë diskriminuar në krahasim me mësimdhënësit e arsimit të mesëm të ulët (6-9). Diferenca në pagë është 35 euro më shumë për këta të fundit. Menaxheri për financa në SBASHK, Ymer Ymeri, ka thënë se më e mira është që Ligji të mos dekretohet fare në mënyrë që askush të mos mbetet i pakënaqur.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …