Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Në përkujtim të Arben Xheladinit e Mon Balajt

… Këtu e 12 vite më parë, në gjirin e Kosovës u hapen dy varre! Liria e Kosovës serish u përgjak, Kosova në gjirin e saj po mbanë dy bijtë e vet, të vrarë nga “paqeruajtësit ndërkombëtar!”, për këta dy shpirtra që kaluan në amshim, Institucionet e Kosovës duhet të kërkojnë drejtësi, dhe drejtësia ndërkombëtare, as sot e kësaj dite nuk e ka thënë fjalën e vet për këto dy krime sa të rëndë, aq edhe tragjike !…

Këtu e dymbëdhjetë vite më parë, “paqeruajtësit ndërkombëtarë”, në zemër të Prishtinës, vranë dy djem të ri shqiptarë, atyre ua morën jetën dhunshëm e para kohe!… Kështu duke i lënë fëmijët e tyre pa prindër, jetim për jetë…, prindërit e tyre i lanë pa bijtë e vet më të dashur, nënat me duar në gji, nuset e tyre i lanë pa të zot e vet, motrat e tyre i lanë pa vëllezërit e tyre të dashur, Kosovës ia hapën edhe një plagë të rëndë, për me keq, popullit shqiptarë ia kujtuan kohët e liga kur pushtuesi gjakatar serb, bënte po të njëjtat veprim: vriste shqiptarët me plumb në kokë, në mes të qytetit, në pikë të ditës, publikisht dhe pa i dhënë llogari askujt!…

Që nga atëherë e deri me sot, drejtësia ndërkombëtare, i ra vetëm njërit tel; atij që nxirrte melodi sipas interesave të tyre, por jo edhe atij që nxjerr të drejtën në shesh: Ata u morën, kryesisht me ndjekjen e protestueseve, me ndjekjen e rinisë sonë të pakënaqur me gjendjen e përgjithshme të krijuar në Kosovë. Ata, ndrydhen, neglizhuan dhe ngufaten vullnetin tonë për të zbardhur krimin, për të zbardhur vrasjen, për të zbardhur të vërtetën, as sot e kësaj dite nuk kemi ndonjë hetim, ndonjë vendim gjyqësorë a tjetër për rastin në fjalë!

Eheee, kjo “drejtësi”, u mor me çështje krejtësisht terciare, që kaloi gati në suaza të një sarkazmi e ironie banale, madje duke iu ofruar familjarëve të të rënëve edhe para “të gatshme”, kesh “në dorë”!, në mënyrë që kjo çështje të mbyllet. Këtë kërkoi “drejtësia ndërkombëtare!”, nga familjarët e të rënëve, duke i gërvishtur ata edhe një herë në plagët e tyre të hapura, duke ua lënduar atyre edhe një herë shpirtin e plagosur rëndë, njëkohësisht, duke nxitur provokime të reja, duke irrituar dhe fyer gjakun e rinisë sonë, të cilin pretendoi ta “mbulojnë” madje edhe me lekë!…

Drejtësia ndërkombëtare- mos qoftë nëse vërtetë e tillë është, deri me sot, nuk tregoi vullnetin e mirë, që akterët e krimit, pra vrasësit t’i nxjerrin para gjyqit ( pavarësisht kush janë ata), t’i ulin në bankën e të akuzuarve për vrasje- me, apo pa paramendim, në fund të fundit kjo ishte një vrasje në pikë të ditës! Kjo drejtësi, nga ana tjetër nuk hezitoi (as tani), që sa herë të vjen kjo datë, apo muaji shkurt, ata sajojnë trazira e pakënaqësi në veri të Mitrovicës, duke na e paraqitur atje një “gjendje të rrezikshme”, duke dashur që shqiptarëve t’iu thonë: kujdes “Hanibali ke Porta!”, merren me intervistimin e Gjykata speciale, aksione spektakulare e sensacione tjera, në mënyrë që ditët e përgjakur të  rinisë sonë, t’i mbulojë me ngjyrën e hirtë të dështimit të drejtësisë së tyre, dhe të misionit të tyre paqeruajtës!, njëkohësisht, me këtë duke dashur që vëmendjen e popullit tonë ta s’postojnë larg nga viktimat, që në këtë rast- jemi ne…

 

… na e vranë, e na e shan,

 

    na i thanë tradhtar!

 

    nëno moj mbaj zi për djalë…

Paqe dhe drejtësi, nuk nënkupton të arrestosh njerëz të pafajshëm (ushtarë të lirisë), bazuar në shpifje të spiunëve të UDB-së, dresuar nga agjenturat e Beogradit, trimëruar dhe përkrahur në Kosovë nga çakaj të ngjyrave të ndryshme, nga ana tjetër, të vrarin, të dëmtuarin ta shash e akuzosh, madje ta nxirresh edhe para gjyqi nën akuzën e vrasnxitjes- absurditet i llojit të vet, që kalon edhe kufijtë etik të të gjitha kohërave.

– Që nga atëherë e deri me sot, as një hetim, as një vendim gjyqësor, as një rezultat, as një arrestim e ndëshkim kundër vrasësve, as një e dhënë për të vërtetën e hidhur?!

– Që nga atëherë e deri me sot, populli ynë nuk dëgjoi nga “paqeruajtësit” ndërkombëtare, të paktë një fjalë humane, etike, njerëzore, një fjalë të vullnetit të mirë ku do të sqarohej e vërteta, duke e pranuar atë, ashtu siç ishte e hidhur, e rëndë, e trishtuar, por e mbi të gjitha e vërtetë!

– Që nga atëherë e deri me sot, ata nuk thanë atë që do duhej ta thoshin, ata nuk e patën guximin moral e njerëzorë, që popullit shqiptarë t’i thoshin se:

– “Vrasja ishte një akt i shëmtuar, ishte një akt që nuk do guxonte të ndodhte me asnjë  çmim, ishte një akt pa përgjegjësie, ishte një akt që lëndoi zemrat tuaja, por edhe tonat, ishte një akt jashtë çdo norme njerëzore, ishte një akt jopaqësor që dëmton rëndë forcat tona misionare- prandaj oooo popull shqiptar, në emër të drejtësisë, në emër të paqes, në emër të zotit- JU KËKROJMË FALJE !”…

… Jo ata nuk e thanë  as këtë- as sot e mot, sepse janë të zënë me procese gjyqësor, për ta quar “drejtësinë në vend”, duke i bërë gjyqin viktimës, që në këtë rast jemi ne shqiptarët, duke iu bërë gjyq bijve tanë të cilët ishin të rreshtuar në radhët e Ushtrisë sonë Çlirimtare, bijtë tanë më të mirë të cilët e dhanë edhe jetën për liri të atdheut!…

 

Zvicër, 10. 2. 2019

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …