BE përshëndet marrjen e detyrës nga udhëheqësit komunalë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përshëndetur sot marrjen e detyrës nga kryetarët dhe asamblistët komunalë në 20 komuna të vendit, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale gjithëpërfshirëse. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, BE vlerësoi procesin e dorëzimit të përgjegjësive si të qetë dhe të rregullt, duke theksuar se kjo përfshin edhe katër komunat veriore të Kosovës. Ky është një hap i rëndësishëm drejt angazhimit konstruktiv në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë. Bashkimi Evropian ka rikujtuar se funksionimi demokratik i institucioneve lokale dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve në proceset zgjedhore mbeten parime thelbësore për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

106 vjet nga Kongresi i Lushnjës, Begaj: Moment vendimtar për ekzistencën, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar sot 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, …