BE shpërndan 158.9 milionë euro për Ballkanin Perëndimor nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian ka miratuar një pagesë të re prej 158.9 milionë eurosh në kuadër të Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Sipas vendimit, fondet janë ndarë si vijon:

  • Shqipëria: 49 milionë euro
  • Maqedonia e Veriut: 65.7 milionë euro
  • Mali i Zi: 44.2 milionë euro

Kjo është pagesa e tretë në kuadër të instrumentit financiar dhe lidhet me vlerësimin e reformave të zbatuara deri në fund të dhjetorit 2025, përfshirë fusha si konkurrueshmëria, inovacioni, arsimi dhe digjitalizimi. Plani i Rritjes, që kap vlerën totale prej rreth 6 miliardë eurosh për periudhën 2024–2027, synon të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun unik të BE-së, si dhe të mbështesë reformat ekonomike dhe institucionale. Kosova ka marrë deri tani një pagesë fillestare prej 61.8 milionë eurosh parafinancim, por sipas vlerësimeve të BE-së, vendi duhet të përshpejtojë reformat për të përfituar këstet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Sot dorëzohet aktakuza për krimet e forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës pritet të bëjë sot një hap të rëndësishëm në rastin e …