BE u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës t’i përmbahen rigorozisht procedurave ligjore në shpronësimin e pronës së paluajtshme

Përmes një komunikate për media Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, ka treguar se është  në dijeni për vendimin preliminar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokës për interes publik, në Leposaviq dhe Zubin Potok. Bashkimi Evropian u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që t’i përmbahen rigorozisht  procedurave ligjore në shpronësimin e pronës së paluajtshme, si dhe të bëjnë të pamundurën për të siguruar që të ndiqet procesi i rregullt dhe se të drejtat pronësore të pronarëve dhe bartësve të interesit të prekur, të respektohen plotësisht. Sipas BE-së, vendosja e katër bazave të Policisë së Kosovës në tokë private dhe shoqërore – në disa raste para fillimit të procedurave të shpronësimit – ngre shqetësime për të drejtat pronësore në veri të Kosovës dhe duhet të adresohet në mënyrë adekuate nga autoritetet.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …