Bedri Halimi: ATO QË VEPROVE JANË PEMË BRENDA NJERIUT – Ahmet Qeriqit

Jeta jote kishte fshirë çdo artificialitet,
Asnjëherë s’pushove duke kënduar himnin tënd,
Dhe s’u lejove mbretërve të zbaviteshin me ty,
Ruajte fushën e nderit – pavarësisht stinës që kërkonte moda.

Ti shpesh e kujtoje gjendjen në të shkuarën,
Në shpirtin tënd imagjinoje triumfin e njerëzores,
E dije pastërtinë për tokën
Për të cilën flijove çdo gjë.

E mes njerëzve je i pranishëm prore ti,
Lamtumirë i the trishtimit të kësaj bote,
Ku pranverat nuk janë njësoj,
Por shpresa mbin edhe mbi dhembjen.

Ditët negative i zëvendësoje me fjalë të reja,
E gurit që nuk lëviz të mos i ndërrohet emri,
Se nuk pranove frikën në vend të dashurisë,
Me monolog të brendshëm i zbusje dhembjet.

Ato që shkrove janë pemë brenda njeriut,
Rrënjë që mbajnë gjallë kujtesën,
Përulemi për zemrën dhe veprimin tënd,
Për dritën që le pas.

Ti ishe shembull i njeriut zemërbardhë,
Që para agimit ishe kudo në atdhe,
Ti kurrë nuk fole për veten, lodhjen, mërzinë…
E syve që tallen përherë do t’ua tregosh rrugën.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Ahmet Qeriqi, para Kujteses Historike dhe para nesh, do të mbetesh përher Përsonaliteti i guximit dhe veprimit në interes të Atdheut

Ne, njëvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, intelektualët , lufëtetarit dhe Atdhetarit, të devotshëm …