Bedri Halimi: Revista SHARRI doli nga shtypi

Në dy numërshin jubilar (të njëqindtin me radhë) të kësaj reviste kulturore, artistike e shkencore, brenda 132 faqeve, paraqiten shkrime me tema të larmishme si:

Në lëminë e historisë, nga autorët: Dr. Zymer Neziri, Dr. Sadri Ramabaja, Dr. Lefter Nasi, Dr. Nuridin Ahmeti, Neshat Mehmedi, Zafir Berisha, Dr. Muharrem Qafleshi, Dr. Qerim Lita, Ahmet Qeriqi, Mirela Kondi, Dr. Apostol Kotani, Bujar Suka, Mehmet Xhemal Çelmeta, Dr. Xhevat Hasani, Bedri Halimi etj. paraqiten punimet:

Gjeopolitika dhe shqiptarët: një kontribut modest për mendimin strategjik që na mungon; Hasan Tahsini; Jeta dhe veprimtaria e Themistokli Gërmenjit; Ne kujtim te heroinës Nimete Progonati; Ibe Palikuqi heroine e popullit; Mine Peza heroine e popullit; Paraqitje e librit për demonstratat e vitit 1968; Çështja çame; Revolta e Drenicës 1945; Epopeja e Vrrinit më 1998; DËBIMI I SHQIPTARËVE TË MAQEDONISË GJATË LUFTËS SË ARMATOSUR NË MARS 2001; Shqiptaret ortodoks ne Rekë te Epërme dhe shkombëtarizimi i tyre gjatë shekullit XX; DISA TË DHËNA RRETH SHPËRNGULJEVE, VRASJEVE, MASAKRIMEVE, BURGOSJEVE DHE TORTURAVE TË USHTRUARA NGA REGJIMET SERBE E JUGOSLLAVE NË TREVËN E OPOJËS BRENDA PERIUDHËS KOHORE 1912-1945-1999; Deklarimet e dëshmitarëve në procesin e parë të Adem Demaçit (Din Mehmeti, Ndue Pashku, Sylejman Drini, Shefqet Popova, Shemsi Popova, Ismet Bytyqi, Mehmet Ahmeti, Ruzhdi Xhaferi, Adem Gajtani, Fahredin Gunga, Ali Aliu, Zekeria Cana, Rafael Sopi, Sabit Ratkoceri); PASOJAT E MUNDSHME TË NDARJES SË KOMBIT SHQIPTAR NË DY KOMBE DHE TË NDARJES SË GJUHËS SHQIPE NË DY GJUHË; Kultura e tolerancës fetare ndër shqiptarë, shembull sublim i paqes në historinë e qytetërimit; Disa forma të stërkeqjes së pushtetit etj.

Në lëminë e gjuhësisë, prezantohet punimi i akademik Idriz Ajeti: Autoktonia e shqiptare shikuar nga aspekti historiko linguistik; pastaj punimi: Mbledhja e leksikut ne te folmen e Opojes nga Bedri Halimi; Muharrem Qafleshi: Një vizitë studimore në fshatrat gorane të Zonës së Kukësit!

Nga studimet letrare prezantohen Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu e Dr. Begzad Baliu me studimin: Naim Frashëri – edukator i kombit, pastaj me punime studimore paraqiten Dr. Rovena Vata – Mikeli, Ramadan Avdiu, Behare Neziri, etj.

Në lëminë e etnologjisë, nga Dr. Janet Reineck me studimet e saja antropologjike për trevën e Opojës, punimi i Besim Cengut: KAPUÇI, ËSHTË LASHTËSIA, IDENTITETI DHE DËSHMIA MË AUTENTIKE E EKZISTENCËS TONË SI POPULL i LASHTË, pastaj punimi Disa te dhena statistikore per etnologjine e Opojes nga Bedri Halimi, etj.

Në lëminë e folklorit, nga Sadri FETIU prezantohet punimi VENDI I LETËRSISË POPULLORE NË HISTORINË E LETËRSISË SHQIPE; Veshtrim mbi liriken popullore te Opojes; Mbledhja e lirikes popullore në Opojë; Mbledhja e lirikes popullore në Opoje nga Bedri Halimi: Fjalë të urta angleze, franceze, gjermane, italiane, spanjolle.

Në lëmine e krijimeve letrare:

Me nga një cikël të poezive paraqiten krijime nga: Moikom Zeqo; Sali Bashota; Petrit Ruka; Niko Kacalidha; Ndoc Gjetja; Natasha Lako; Lindita Ahmeti; Mexhid Mehmeti; Fredrik Reshpja; Bardhyl Londo; Visar Zhiti; Koqi Petriti; Ilirian Zhupa, Flutura Açka, Preç Zogaj, Sulejman Mato, Sadik Bejko, Faslli Haliti, Rudolf Marku, Roland Gjoza, Mihal Hanxhari; Mimoza Ahmeti; Abdullah Konushevci; Adem Gashi; Luljeta Lleshanaku; Lutfi Lepaja, Xheladin Mjeku, Qemal Mehmeti; Shaban Pllana; Bedri Tahiri, Lola Shehi Çela, Gëzim Ajgeraj, Agim H. Berisha, Vladimir Muça, Ismet Lecaj, Ilam Berisha, Aleksandra Syrantoni, Rabije Bytyqi, Sadije Aliti, Mirvete Kabashi Leku, Zhaneta Mehilli, Blerim Muriqi, Majlinda Sinani Lulaj, Bedri Halimi, Mitat Fejza, Ibrahim Skenderi, Demir Reshiti, Abaz Çengaj, Mirsad Kuteli, Osmon Bojaxhiu, Rizan Krasniqi, Yrjet Berisha, Syejl Havolli, Faik Beqaj, Fatmir Mehmeti, Hatim Neziri, Ymer Hysa, Besim Cengu etj.

Nga punimet në prozë paraqiten pjesë nga krijimtaria e shkrimtarëve: Lutfi Lepaja, Maxhun Osmanaj, Bedri Tahiri etj.

Nga psikologjia paraqitet dr. Ylber Qusaj me punimin: Disa mënyra të thjeshta për të përballuar stresin në punë.

Udhë përshkrime nga Muharrem Qafleshi e Valent Qafleshi.

Gjithashtu prezantohen punime në color të fotografive të Janet Reineck të bëra gjatë viteve 80-ta e 90-ta, pastaj foto nga Muzeu etnografik në Struxhe. etj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të  Kosovës në këtë organizatë. …