leoni

Bedri Halimi: DISA FJALË RRETH DISA PASAKTËSIVE TË ANALIZËS SË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS

Bedri Halimi: Zhurma dhe mjegulla përmes polemikave rreth të kaluarës

Duke pasur parasysh disa polemika që zhvillohen rreth organizatve ilegale gjatë kohës së monizmit në ish Jugosllavi, në emër të ndriçimit të së vërtetën historike të kohës, me mënyrën se si i janë qasur këtyre problemeve, mendova ta shpreh mendimin tim, pa anim e pretendim:

E para, nuk e di përse bëhet kaq shumë zhurmë për disa gjëra për të cilat akoma dokumentet nuk janë shfletuar deri në fund, nuk janë hulumtuar deri në fund dhe nuk janë publikuar përmes botimeve në punime të ndryshme.

Disa nga përsonazhet e veprimtarisë së asaj periudhe, shprehin mospajtime ekstreme mes vete, duke insistuar se kush e ka mirë. Vazhdimi i publikimit të këtyre mospajtimeve nuk e ndihmon ndriçimin e së vërtetës, por po i ndihmon kundërshtarëve të rezistencës së njëmendët, për të shkruar, komentuar e trilluar pastaj, sipas interesave të tyre politike dhe grupacioneve politike që u takojnë, e që nuk kanë qenë në gjendje ta sakrifikojnë as një qime floku për çlirimin e atdheut.

Mendimi im është se gjërat duhet të ndriçohen përmes dy mënyrave të kombinuara.

E para, që këto personalitete dhe veprimtarë të tjerë (që e ndjejnë vetën kompetent – veprimtarë të kohës), të ulen bashkë dhe të organizojnë një tryezë debatimi brenda vetes dhe konkludimet pas sqarimeve të paqartësive t’i bëjnë publike.

E dyta, nese “armiqësia” mes tyre është deri në masën ku, ‘inati është më i fortë takati’, nga cilado palë, atëherë gjërat le t’ua lënë hulumtuesve, dhe dokumenteve që gjenden nëpër arkiva.

Kështu si po veprohet, vetëm se po dëmtohet dhe zhvlerësohet çdo gjë pozitive që ka ekzistuar te secili.

Për mua, indikative është një gjë.

Pse i jepet zor kaq shumë këtyre gjërave publikisht?

Ka porosi nga dikush për një gjë të tillë?

E ka dikush mizën pas veshit?

Don ta shpërlaj dikush vetën, për shkak të të bëmave të së kaluarës, në mënyrë të fshehtë?

Gjithashtu, për mua (e shpresoj jo vetëm për mua), kjo është shqetësuese dhe indikative. Sidomos kur dikush merr e shkruan edhe libra (nuk ka gjë të keqe që shkruhen libra), por kur te ndonjë libër, përmbajtja në këtë kohë të botimit, është krejt e kundërt, me situatat në të cilat është vepruar në kohën përkatëse është shqetësuese.

Kjo të bën të dyshosh, se i njëjti njeri, a e kishte mirë atëherë kur mendone e veprone ashtu…(nese ka vepruar, qoftë edhe duke bërë zhurmë), apo e ka mirë tani?

Në te dy rastet nuk mund ta ketë mirë. Dhe si rrjedhojë, kjo gjë të bën të konkludosh se diçka me të nuk është në rregull, jo vetëm sot, por mjerisht nuk ka qenë në rregull as atëherë.

Mendoj se këto polemika nuk duhet zhvilluar por duhet bërë përpjekje për të biseduar.

Në të kundërtën: “diku fle lepuri”. Dhe gjërat pa u marrë vesh nuk mbesin.

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …