Bedri Hamza: “Drejtësi, jo politikë” – Gjithçka gati për marshin e 17 Shkurtit në përkrahje të çlirimtarëve

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka shpërndarë një video me pamje nga përgatitjet për marshin e 17 Shkurtit, që organizohet në përkrahje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë. Hamza bën të ditur se pankartat tashmë janë gati për marshin që organizohet nga platforma Liria ka Emër, duke theksuar se mesazhi është i qartë: “Drejtësi, jo politikë!”. “Krenar që kemi një rini që e do Kosovën dhe nuk hesht përballë padrejtësisë. Ky është një marsh që i bashkon qytetarët, sepse drejtësia është mbi çdo dallim politik”, ka shkruar Hamza. Marshi i 17 Shkurtit pritet të mbledhë qytetarë nga mbarë vendi, në një thirrje të përbashkët për drejtësi dhe solidaritet.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI dorëzon rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se deputetët e Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kanë …