Bedri Hamza: Guerot ia ka dërguar kabinetit Macron kërkesën time për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar të martën një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ku ka diskutuar për situatën politike dhe për sanksionet e BE-së ndaj Kosovës. Emmanuel Macron, në të cilën kërkohet heqja e masave, tashmë i është përcjellë kabinetit presidencial francez. “Ambasadori më informoi se kërkesa ime për heqjen e të gjitha sanksioneve është dorëzuar në kabinetin e presidentit Macron. Populli i Kosovës e meriton mbështetjen e partnerëve, pavarësisht se kush është në qeveri”, ka shkruar Hamza. Ai tha se biseda është fokusuar edhe në domosdoshmërinë e rikthimit të stabilitetit dhe normalitetit në vend, ndërsa theksoi se si kandidat për kryeministër, prioritetet e tij mbeten bashkëpunimi ekonomik dhe diplomatik me aleatët perëndimorë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …