Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu i shoqëruar nga kandidat për deputet nga kjo komunë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit, takuan të martën mbrëma bujqit dhe fermerët ferizajas. Kryetari Aliu në postimin e tij në facebook ka shkruar se Bedri Hamza ka vizion të qartë, program konkret, mbështetje reale e të shumëfishuar për bujqit dhe fermerët.
“Sonte në tubimin madhështor me bujqit e fermerët ferizajas, morëm mbështetje të jashtëzakonshme, ndjemë si në çdo vend e në çdo takim, entuziazmin e fitores për Kosovën ma të mirë më 9 Shkurt, me Bedri Hamzën Kryeministër dhe kandidatët tanë për deputetë. Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme bujqve e fermerëve ferizajas për Kosovën ma të mirë prirë nga Kryeministri Bedri Hamza”, ka shkruar në faqen e tij në facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.