Bedri Hamza mirëpret Aida Dërgutin në PDK: Drejtësia dhe shërbimi për Kosovën na bashkojnë

Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar aderimin e aktivistes dhe ish-deputetes Aida Dërguti në radhët e saj, në një takim të zhvilluar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Hamza e cilësoi Dërgutin si një figurë të dalluar qytetare dhe aktiviste me përvojë të gjatë në jetën publike, duke theksuar se angazhimi i saj ka qenë gjithmonë në funksion të interesit të Kosovës dhe drejtësisë. “Sot e mirëprita në Partinë Demokratike të Kosovës, Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane. Një zonjë që, për dekada me radhë, ka pasur vetëm një qëllim: t’i shërbejë Kosovës, në çfarëdo kapaciteti që i është besuar. Për Aidën, siç e dinë të gjithë, drejtësia është mbi të gjitha detyrë. Dhe, në këtë mision, do të punojmë bashkë. Mirë se erdhe në PDK, Aida!”, deklaroi Hamza. Aderimi i Aida Dërguti në PDK po shihet si një zhvillim i rëndësishëm politik dhe një forcim i mëtejmë i profilit qytetar të partisë, në prag të angazhimeve të reja politike në vend. PDK ka theksuar se vazhdon të mbetet e hapur për personalitete dhe profesionistë që synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës, me fokus te drejtësia, shteti funksional dhe perspektiva euroatlantike e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …