Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Pa SHBA-në nuk ka të ardhme për Kosovën, duhet bashkim kombëtar për ta rikthyer partneritetin strategjik

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas pezullimit të dialogut strategjik me Kosovën nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë moment si një nga periudhat më të errëta në historinë e re të vendit. Hamza theksoi se SHBA-të mbeten aleati më i rëndësishëm dhe pasuria më e madhe e Kosovës, me të cilat janë bërë hapat më të rëndësishëm të shtetndërtimit – nga rezistenca paqësore, lufta, liria deri te pavarësia. “Pezullimi i dialogut strategjik me Kosovën, si pasojë e veprimeve të Qeverisë, shënon periudhën më të errët në historinë e re të Kosovës. Ky është lajm shumë i keq për ne, por njëkohësisht jam i bindur se nuk ka qenë vendim aspak i lehtë as për qeverinë amerikane”, tha Hamza. Ai paralajmëroi se shteti dhe populli i Kosovës janë përballë një sfide ekzistenciale, pasi marrëdhëniet me SHBA-në po rrezikohen seriozisht dhe bashkë me to edhe e ardhmja e vendit. “Këto marrëdhënie nuk janë vetëm çështje diplomacie, por janë garancia më e fortë për ekzistencën, stabilitetin dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës. Periudhës së mjegullës, kaosit institucional, polarizimit me aleatë dhe ofendimeve ndaj zyrtarëve amerikanë, po i vjen fundi”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …