Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se subjekti që ai drejton është plotësisht i përgatitur për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas tij, situata e krijuar ka qenë e parashikueshme që nga muaji qershor, pasi siç pretendon ai partia që doli e para në zgjedhjet e fundit nuk ka treguar vullnet për formimin e institucioneve të reja. Hamza tha se mungesa e veprimit të partisë më të madhe në Kuvend ka prodhuar bllokada të panevojshme dhe e ka çuar vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. “PDK është e përgatitur për zgjedhje. Për mua ka qenë e qartë që nga qershori se do të arrinim në këtë situatë, sepse partia me numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nuk ka shprehur interesim e as vullnet për t’i dhënë vendit institucione. Ajo ka krijuar pengesa të paarsyeshme vetëm që të vijmë në këtë moment”, u shpreh Hamza.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
