Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së: Koha për një kapitull të ri të fitoreve

Bedri Hamza ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar këtë hap si një përgjegjësi të madhe dhe një mundësi për ta rikthyer PDK-në në rolin e saj udhëheqës në skenën politike të vendit. Në njoftimin e tij publik, Hamza theksoi se PDK-ja mbetet forca që ka kontribuar në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës – nga lufta për liri e deri te proceset e integrimit dhe demokratizimit. Ai shprehu bindjen se partia ka energjinë për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend. Me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për kryetar të PDK-së. Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës,” shkroi Hamza, duke përmendur me respekt themeluesit e partisë – Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin – për të cilët shprehu urimin që “të jenë së shpejti mes nesh. Ai gjithashtu falënderoi ish-kryetarët Memli Krasniqi dhe Enver Hoxhaj për udhëheqjen me dinjitet në periudha të vështira, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një vizion të ri për të ardhmen. PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve. Është koha për një PDK që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane, tha Hamza. Ky veprim i tij vjen në një moment vendimtar për PDK-në, në prag të zgjedhjeve të brendshme që pritet të përcaktojnë drejtimin e ardhshëm të partisë pas një periudhe të gjatë sfidash politike.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu reagon pas kallëzimit penal të Faton Pecit ndaj gazetarit: “Ironia e fatit, apo karma në veprim?”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vendimit të ministrit në …