Bedri Hamza: Premtimet e Qeverisë Kurti në aspektin ekonomik janë më shumë se ambicioze dhe vështirë të realizueshme

Bedri Hamza thotë se subjektet e tjera politike po i vendosin PDK-së vija të kuqe për të fituar ndonjë votë më tepër

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar dege i kësaj partie në Mitrovicë, Bedri Hamza, është shprehur i bindur për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai ka treguar se këtë qëllim PDK-ja do ta arrijë me program të qartë, me ekip të mirë dhe me Kadri Veselin kandidat për kryeministër. Ministri në detyrë i Financave ka deklaruar se kjo parti është e para në sondazhet më kredibile dhe nuk vendos vija të kuqe për të tjerët. Hamza ka bërë me dije se subjektet e tjera politike po i vendosin PDK-së vija të kuqe për të fituar ndonjë votë më tepër. Por, sipas tij, kjo strategji më nuk do t’ju bëjë punë.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Krenar që ndodhem në Kuvendin e Kosovës, aty ku babai im shërbeu me përkushtim

Djali i zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, deputeti Altin Krasniqi ka shkruar …