kek
Airport Adem Jashari
mbpzhr 2018
MIT
Fillimi / Institucionet / Shkarkohet Komisioni Përzgjedhës për Drejtorin e Muzeut të Kosovës

Shkarkohet Komisioni Përzgjedhës për Drejtorin e Muzeut të Kosovës

Në koordinim me kryetarin Kadri Veseli, ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi sot ka shkarkuar Komisionin Përzgjedhës për drejtorin e Muzeut të Kosovës, i cili nuk ka garantuar proces transparent dhe tërë procesin e deritashëm të përzgjedhjes e ka anuluar.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në vazhdimësi e ka theksuar se nuk do të lejojë korrupsion dhe nepotizmin nën udhëheqjen e tij.
“Gjatë ditës së djeshme unë jam informuar se dikush është emëruar në mënyrë jo të rregullt dhe duke shkelur procedurat ligjore. Kështu që, në bisedë edhe me ministrin e Kulturës, jam i lumtur ta them para jush këtu që edhe ministri është në dijeni të plotë dhe po merret me këtë rast. Korrupsioni dhe nepotizmi na dëmton neve në të gjitha fushat e jetës dhe ne, po ashtu, do ta luftojmë atë në të gjitha drejtimet, jo me fjalë, por me vepra konkrete”, ka thënë Veseli.
Ai ka theksuar se lufta kundër korrupsionit nuk përfundon në një ditë, por kërkon vendime të guximshme, sikurse vendimi i ministrit të Kulturës sot për ta shkarkuar komisionin dhe anuluar vendimin e përzgjedhjes.
“Sikurse ju kam thënë javën e kaluar, për ta luftuar korrupsionin ne duhet t’u japim mundësi sa më shumë të rinjve, sikurse kemi filluar ta bëjmë në PDK dhe do të vazhdojmë”, ka shtuar ai.
Si rezultat i punës së ministrit Kujtim Gashi, Veseli ka thënë se tash ka më pak nepotizëm dhe korrupsion në fushën e kulturës dhe mund të investojmë edhe më shumë tek të rinjtë, duke ndaluar largimin e tyre.
Ndërsa, ministri Kujtim Gashi ka thënë se ka hyrë në politikë për t’i ndryshuar gjërat për të mirë, për ta luftuar korrupsionin.
“Rastet sikurse ky tregojnë që korrupsioni nuk luftohet me koktej molotovi dhe me gaz lotsjellës. Partitë tjera nuk kanë bërë asgjë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, por ato vetëm po na shikojnë neve. Ata po vazhdojnë të rekrutojnë fatkeqësisht njerëz që kanë problem me ligjin”, u shpreh ministri Gashi.
Ministri Gashi ka thënë se PDK-ja do të prezantohet me një listë me njerëz të pastër, pa aktakuza dhe që janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin me vepra dhe jo me fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

Ka filluar ndërtimi i urës së dëmtuar në Kërvasari të Malishevës

Këto ditë në fshatin Kërvasari të komunës së Malishevës, ka filluar ndërtim i urës, e ...