leoni

Filloi asfaltimi i rrugëve në lagjen “Prekazaj” në Çirez

Ka nisur të premtën realizimi i projektit për asfaltimin e rrugëve brenda lagjes “Prekazaj” në fshatin Çirez, ku ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës, Bekim Jashari, nënkryetari, Nuredin Lushtaku, zyrtarët e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit dhe banorët vendas.
Në kuadër të këtij projekti, do të asfaltohen 800 metra brenda lagjes, në 5 segmente apo degëzime.
Kryetari Jashari, në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se projekti i asfaltimit vije si rezultat i kërkesave të banorëve gjatë dëgjimeve buxhetore vitin e kaluar.
“Lajme të mira për banorët e lagjes “Prekazaj” në Çirez, ku nisi asfaltimi i segmenteve brenda kësaj lagjeje, si rezultat konkret pas kërkesave të tyre vitin e kaluar gjatë dëgjimeve buxhetore.
Janë 800 metra të shtrira në pesë segmente apo degëzime, për t’u shtruar me asfalt të ri, dhe kështu për të kompletuar infrastrukturën rrugore edhe në këtë pjesë të fshatit Çirez.
Deri në prerje të shiritit, që nuk do të vonojë shumë, punë të mbarë punëtorëve!”, ka shkruar ndër të tjera në llogarinë e tij në facebook, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari

Digjet një pjesë e shtëpisë në Likoc

Si pasojë e një ngarkese elektrike, në bazë të dyshimeve të para, është djegur shtëpia e Istref Ahmetit nga fshati Likoc, por për fat të mirë i gjithë incidenti ka kaluar pa pasoja në njerëz.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar drejtori për Shërbime Publike, Gëzim Ejupi me zyrtarë tjerë të Komunës, anëtari i Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim, Beqir Veliu njëherit asamblist në Kuvendin Komunal të Skenderajt, ekipi i zjarrfikësve, Policia e Kosovës.
Këta të fundit janë duke punuar në drejtim të zbardhjes së rastit.
Vlen të theksohet fakti se ka qenë i mënjehershëm intervenimi i Shërbmit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, duke mos lejuar përhapje më të madhe të zjarrit.
Komuna e Skenderajt do të shqyrtojë të gjitha mundësitë e veta për t’i dal në ndihmë familjes Ahmeti nga Likoci.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …