Bedri Hamza viziton vendin e shpërthimit në Zubin Potok, dënon aktin dhe kërkon zbardhjen e rastit

Bedri Hamza viziton vendin e shpërthimit në Zubin Potok, dënon aktin dhe kërkon zbardhjen e rastit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër dhe kryetar i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar në orët e vona vendin e shpërthimit në Varaga të Zubin Potokut. Nga vendngjarja, ai dënoi aktin që dëmtoi kanalin ujor dhe bëri thirrje për zbardhjen e rastit, duke shprehur shqetësimin për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm dhe ndikimin negativ që kjo situatë ka në furnizimin me energji elektrike. E dënoj aktin dhe kërkoj nga institucionet e rendit dhe ligjit që ta zbardhin sa më shpejt rastin dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Bedri Hamza shtoi se është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse për sanimin e dëmeve dhe shpreson që situata të tejkalohet sa më parë.

Kontrolloni gjithashtu

James Pettifer: “Juristët do të kishin bërë karrierë të shkëlqyer në Jugosllavinë e Rankoviqit”

Akademiku britanik dhe profesori i Universitetit të Oxfordit, James Pettifer, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës …