Bedri Islami: Kandidati i Partisë Socialiste Benet Beci ka gjasa do jetë kryebashkiaku i ri i Shkodrës

Bedri Islami: Kandidati i Partisë Socialiste Benet Beci ka gjasa do jetë kryebashkiaku i ri i Shkodrës

Analisti për çështjet politike i gazetës, Dita, Bedri Islami njofton nga Shkodra se kandidati i PS, Benet Beci me gjasa do jetë kryebashkiaku i ri i kryeqendrës së veriut. Duke cituar burime të ngushta nga stafet lokale, Islami konfirmon se Beci ka fituar me rreth 2 mijë vota diferencë, në një pjesëmarrje 56.300 votues. Nëse ky raportim konfirmohet zyrtarisht, kjo është një kthesë historike për Shkodrën, ku janë premtuar fonde të shumta dhe projekte transformuese të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …