Në të gjitha bashkitë e Shqipërisë ka përfunduar procesi i votimit, numri i votuesve ka qenë 1 milion e 100 mijë në nivel vendi

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet vendore  në Shqipëri kanë marrë pjesë rreth 37 për qind të qytetarëve me të drejt vote. Në shumicën e qendrave të votimit, procesi i zgjedhjeve ka përfunduar në ora 19.00 por në disa qendra, ku ka pasur qytetarë duke pritur për të votuar, procesi ka vazhduar edhe pas orës 19.00, deri sa kanë votuar të gjithë të interesuarit. Procesi i votimit është përcjellë me disa probleme teknike. Numri i votuesve ka qenë 1 milion e 100 mijë në nivel vendi. Pjesëmarrja ka qenë  e ulët krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. Tani janë regjistruar 560 votues më pak. Në shumicën dërmuese të bashkive ka fituar Partia Socialiste e Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …