Partia Socialiste ka fituar bindshëm në shumicën dërrmuese të bashkive, ajo udhëheq me 52 bashki, koalicioni Meta-Berisha në 12 bashki

Partia Socialiste e Shqipërisë  ka fituar  bindshëm në shumicën dërrmuese të bashkive. Në gjashtë qytetet më të mëdha  të Shqipërisë, si në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan dhe Sarandë prijnë kandidatët e Partisë Socialiste. Në bastionin e PD-së, Shkodër këtë radhë prinë kandidati i PS-së, Benet Beci me 59. 74 për qind, gjersa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia me 40.26 për qind.  Në Vlorë,  prin kandidati PS-së, Ermal Dredha me 70.91 për qind, ndërkaq kandidatit i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharra ka 29.00 për qind të votave të numëruara gjer tani. Edhe në Durrës prin kandidatja nga radhët e Partisë Socialiste, Emiriana Sako me 56.54 për qind, për dallim nga kandidati Igli Cara me 43.46 për qind. Në Elbasan kandidati i PS-së ka 56.17 për qind të votave të numëruara, gjersa Luçiano Boçi i “Fitojmë Bashkë”, ka 43.83 për qind. Ndërkaq, edhe në Sarandë prin kandidati i PS-së, Oltion Çaçi me 49.83 për qind. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ardit Çikuli ka 34.92 për qind të votave të numëruara. Në përfundim të numërimit, Rexh Byberi, në Tropojë  ka kryesuar më 5126 vota ndërsa Besnik Dushaj ka marrë vetëm 4876 vota. Në qytetin e Hasit është shpallur rezultati përfundimtar i numërimit të votave, ku kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Miftar Dauti është shpallur fitues pasi ka marrë 4420 vota, ndërsa kandidati i Partisë Socialiste Beqir Mulaj ka marrë 3488 vota. Sipas rezultateve paraprake Partia Socialiste  po shkon drejt fitores në 52 bashki kurse koalicioni opozitar, “Bashkë Fitojmë” udhëheq garën elektorale në 7 bashki. Në Has, Fushë-Arrëz, Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Kuçovë, Belsh dhe Memaliaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …