Brickos

Azem Galica me luftëtarë

Bedri Tahiri: ARBËRIA E VOGËL E AZEM GALICËS – BËRTHAMA E SHTETËSISË SË KOSOVËS

Rikujtesë me shkas (Në vend të reagimit):

AZEM E SHOTË GALICA

(Sfidues historie, frymëzues brezash, amanete të paplotësuara…)

(Dymbëdhjetë vjet të pandarë në lufta e në beteja! Fati sikur ua ktheu shpinën! Trupat e tyre mbeten të ndarë, njëri në Galicë, tjetri në Fushë-Krujë!!!

Shqipëria dhe Kosova i nderuan me titujt më të lartë: HERO! Por, ç’e do, ore të keqen, kur asnjë Dekoratë nuk ka arritur aty ku duhet; te Familjarët!

Dhe, moskujdesi ndaj heronjve vazhdon. Ata, ende as pas gati një shekulli, nuk kanë një SHTATORE!!!)

Bedri TAHIRI: ARBËRIA E VOGËL E AZEM GALICËS – BËRTHAMA E SHTETËSISË SË

KOSOVËS

Rikujtesë me shkas (Në vend të reagimit):

AZEM E SHOTË GALICA

(Sfidues historie, frymëzues brezash, amanete të paplotësuara…)

(Dymbëdhjetë vjet të pandarë në lufta e në beteja! Fati sikur ua ktheu shpinën! Trupat e tyre mbeten të ndarë, njëri në Galicë, tjetri në Fushë-Krujë!!!

Shqipëria dhe Kosova i nderuan me titujt më të lartë: HERO! Por, ç’e do, ore të keqen, kur asnjë Dekoratë nuk ka arritur aty ku duhet; te Familjarët!

Dhe, moskujdesi ndaj heronjve vazhdon. Ata, ende as pas gati një shekulli, nuk kanë një SHTATORE!!!)

Të nderuar lexues!

Më 15 korrik mbushën plot 97 vjet nga beteja e fundit e Azem Galicës, e cila në popull njihet me emrin Lufta e Galicёs, ndёrkaq nё literaturё si Epopeja e Arbërisë së Vogël. Pёr Azem Galicёn dhe Nusen e Maleve (Shotën), deri sot janё shkruar dhjetёra libra biografikё e studimorё, janё thurur shumё kёngё e poezi, janё shkruar shumё tregime e romane, janё bёrё edhe disa drama e filma, por, mjerisht, ende nuk po mund të realizohen ca nisma të mbara, sepse nuk po gjejnë përkrahjen e duhur nga organet tona shtetërore vendimmarrëse. Kompleksi Përkujtimor “AZEM E SHOTË GALICA” në Galicë, me Varrin masiv, me Pllakën Përkujtimore kushtuar të rënëve të asaj beteje, Varri i zbrazët i Shotë Galicës e sidomos KULLA, e mbetur jashtë funksionale e pa përkujdesje institucionale, siç duket kot po e pret dorën e mbarësisë!!!

Megjithatë, edhe ky përkujtim i thjeshtë, ka vlerën e vet, sepse POPULLI përherë i mbajti në zemër!

Kryekomandant i çetave çlirimtare Azem Galica u lind më 10 dhjetor 1889. I rritur në një familje me tradita luftarake e atdhetarie, që në fëmijëri u përcaktua në rrugën e lavdisë. I ati, Bejtë Galica, ishte ndër luftëtarët më të njohur të Drenicës, i cili ra heroikisht në betejën e njohur kundër Shemsi Pashёs, më 1907, në mes Rezallës dhe Deviçit.

Gjatë viteve 1910-12 shpërthyen kryengritjet e përgjithshme për pavarësinë e tokave shqiptare. Më 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli në Drenicë, në kullën e Ahmet Delisë, mbathi opingat dhe dha kushtrimin për një luftë mbarëkombëtare kundër Perandorisë osmane. Edhe

trimi 20 vjeçar radhitet në çetat e Drenicës dhe merr pjesë në betejën legjendare të Merdarit. Dhe, pas pak kohёsh, Azem Galica bashkë me dy vëllezërit: Seferin e Zenelin arrestohen dhe dërguan në thellësi të Serbisë, në Zajeqar e në Pozharevc. As prangat e rënda nuk e penguan

shpirtin e etur për liri. Në pranverën e hershme të vitit 1915 trimi u gjend në Drenicë.

Kthimi i tij ngjalli shpresat për ditë më të mira. Pa humbur kohë, nёn hijen e Lisit

trenjak nё Galicё, formoi çetën luftarake, e cila më vonë do të bëhet NËNA E ÇETAVE.

Tashmë Azem Galica në Çetën e tij kreshnike kishte edhe shoqen e jetës e të pushkës, kishte

Nusen e Maleve-SHOTË GALICËN. Këta dy bashkëshortë e bashkëluftëtarë u bënë tmerr

për armiqtë tanё tё pabesё. Një ditë, kur Azemi mungonte, forca të shumta austriake ia

mësyjnë Galicës. Pas një lufte të rreptë, dy vëllezërit e tij, Seferi dhe Zeneli, vritën në malin

Gamna.

Betejën më të njohur kundër këtyre pushtuesve e zhvillojnë në Abri, më 6 mars 1917,

ku plagoset për vdekje edhe vëllai i tij i vogël, ADEMI. Nuk duhet harruar as aksioni i

suksesshëm në Përrua të Keq, kur me pak trima zuri mbi 2000 ushtarë austrohungarezë dhe të

gjithë i dorëzoi në Mitrovicë, te komnadanti francez Balshe. Dhe, betejat mё nuk kanё tё

ndalur.

Pra, siҫ po shihet, Azem Galica, që nga rinia e hershme u radhit në çetat e lirisë dhe

për 12 vjet rresht, bashkë me Nusen e maleve- Shotë Galicën, nuk i lëshuan armët nga dora.

Ata zhvilluan mbi gjashtëdhjetë beteja fitimtare kundër pushtuesve mё të mëdhenj

perandorakë: Serbisë së Parë (1912- 1915), austro-hungarezëve dhe bullgarëve (1915-1918)

dhe Mbretërisë SKS (1918- 1924).

Luftërat e tyre kishin karakter mbarëkombëtar dhe dirigjoheshin nga ideologu i madh,

Hasan Prishtina dhe Komiteti i Shkodrës, i cili edhe kishte caktuar Azem Galicёn komandant

tё tё gjitha ҫetave ҫlirimtare shqiptare. Se ata punonin me PROGRAM tregon fakti që, gjatë

Kryengritjes së madhe të vitit 1919, e cila nisi në Drenicë e përfundoi në Llapushë, ishin të

mobilizuar 11 mijë luftëtarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Në vitin 1923, Qeveria serbe u detyrua të lëshonte pe karshi luftëtarëve shqiptarë.

Kështu u krijua Zona e lirë e Drenicës, që më shumë njihet si ARBËRIA E VOGËL, e cila

fillimisht përfshinte të gjitha fshatrat e komunës së atëhershme të Prekazit e më vonë

kufizohet vetëm në: Galicë, Lubovec dhe Mikushnicë. Kjo bërthamë shtetërore, për disa vite

rrezatoi atdhedashuri mbi të gjitha trojet shqiptare dhe frymëzoi luftërat tona ҫlirimtare.

Në Beograd, atëbotë, reagimet ishin të ashpra. Më 11 tetor 1923, deputeti i Kosovës,

Jovan Magovçeviqi, i inatosur tha: ”Zotërinj, unë i kam dy vota: një si deputet i rregullt i

Kuvendit Popullor dhe një si deputet i jashtëm i shtetit të Azem Galicës”.

Mirëpo, Serbia dinake, më 15 korrik 1924, ditën e tretë të Bajramit të Vogël, në

mënyrë tinëzare, me mbi 12oo veta, ushtarë e xhandarë, rrethojnë këto tri fshatra. Ata me

vete kishin marrë edhe shtatë topa, të cilët i vendosën nëpër kodrat përreth…

Beteja qe e përgjakshme dhe zgjati gjithë ditën. Kryetrimi, me ata pak luftëtarë që i

kishte aty, sepse shumica kishin vajtur nëpër shtëpitë e tyre për të festuar, arritën t’i çajë të tri

rrethimet.

Atë ditë të përgjakshme, nga të dy palët pati shumё tё plagosur e të vrarë. Statistikat e

kohёs janё tё ndryshme, por pёr tё vrarё dominojnё shifrat 90 serbë e 83 shqiptarë. Nga tanёt

kryesisht ishin pleq, gra e fëmijë (në Galicë 35, në Mikushnicë 23 dhe në Lubovec 24).

Kapedani i plagosur rëndë jetoi deri më 25 korrik 1924. Shokët e tij besnikë dhe e shoqja,

Shotë Galica, trupin e tij e varrosen në varrin më të thellë në botë (73 m), në shpellën “Çuku

që kërcet”, në malet e Përçevës.

Në krye të Çetës kreshnike u vu Shotë Galica, e cila me ca fëmijë jetimë kaloi në

Shqipëri, derisa vdiq në mjerim të plot, më 10 korrik 1927, në Fushë-Krujë. Shteti shqiptar,

trimëreshën Shotë Galica, e shpalli Heroinë dhe ia ngriti një Lapidar të mrekullueshëm në

Fushë- Krujë dhe një shtatore në Kukës.

Edhe Azem Galicën, Sali Berisha, më 26. I. 1993, me dekretin nr. 435 e dekoroi me

“URDHRIN E KLASIT TË PARË”. Njё tjetёr dekoratё iu nda edhe nga Republika e

Kosovёs e qё ende nuk ka arritur tek familjarёt.

Azem Galica u bë UÇK.

Hija e tij lëshoi rrënjë  të thella në tokën e lashtë dardane. Mësuesi Shaban Jashari u

mësonte nxënësve për trimëritë e  Azem Galicës. Më mirë se të tjerët amanetin e tij e kuptuan

të bijtë, Hamza e Ademi, të cilët një ditë u bënë edhe vetë histori. Komandanti legjendar i

Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në tubimin e madh të mbajtur në Galicë, më

25 korrik 1990, qe betuar se do ta vazhdojë rrugën e Tij, rrugën e madhe drejt lirisë! Fjala e

kryetrimit nuk mbeti peng, ajo e bë realitet. Azem Galica u bë UÇK-e, e UÇK-ja u bë Azem

Galicë!

Para obeliskut të tij në Galicë dhanë betimin shumica e komandantëve dhe luftëtarëve

të lirisë. Një ditë të bukur, të javës së parë të prillit 1998, nipërit e tij, u mblodhën aty dhe u

përbetuan: LIRI A VDEKJE! Njësiti i tyre suksesshëm veproi në kuadër të Batalionit III të

Brigadës “FEHMI LLADROVCI”.

Barbaria serbe hyri edhe në shkrepat e Arbërisë së Vogël. Dogji e shkatërroi çdo gjë.

Edhe obeliskun e Azem Galicës e bëri copë-copë…Cerberët karpatianë edhe në mermer ia

patën frikën.

Dhe, një ditë agoi ditë e bardhë!

Azem Galicës sikur i buzëqeshte  mustaku…

Edhe Liria e shumëpritur ia bëhu në Trojet që këta dy bashkëshortë për mbi 12-vjet i

kishin mbrojtur me këngën e grykëhollës…

Por, mjerisht, fati, sërish, sikur ua ktheu shpinën! Trupat e tyre mbeten të ndarë, njëri

në Galicë, tjetri në Fushë-Krujë!!!

Edhe më: Përkundër synimit të tyre që ta kemi një shtet, u krijuan dy! Dhe, këto dy

shtete: Shqipëria dhe Kosova i nderuan me titujt më të lartë: HERO! Por, ç’e do, ore të keqen,

kur asnjë Dekoratë nuk ka arritur aty ku duhet; te Familjarët!

Dhe, moskujdesi ndaj heronjve vazhdon.

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: URANIUMI I VARFËRUAR DHE NDOTËSIT E TJERË RREZIK SERIOZ PËR KOSOVËN

Po mbushen tetë vete të plota nga përfundimi i luftës së armatosur kundër shkelësve të …