Begaj, siguroi anëtarët e KFDIVML se do të jenë pjesë e të gjitha shënimeve për datat dhe festa me rëndësi kombëtare

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha dhe shefja e kabinetit, Blerta Krasniqi, kanë pritur në një takim pune, anëtarët e Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve dhe Martirëve të Luftës (KFDIVML), me të cilët kanë biseduar për bashkëpunimin në aktivitetet e ndryshme, që lidhen me datat historike kombëtare dhe shtetërore, si dhe për çështje tjera, që lidhen me punën e këtij komiteti. Me këtë rast, kryetari Begaj, i ka siguruar anëtarët e këtij komiteti, se do të bashkëpunojnë dhe do të jenë përherë pjesë e aktiviteteve me rëndësi e shënimeve, siç janë datat me rëndësi kombëtare, shtetërore dhe historike. Po ashtu kryetari Begaj, i ka siguruar se do të bashkëpunoj ngushtë me këtë komitet, edhe për çështje tjera, që lidhen me punën dhe aktivitetet e këtij komiteti. Kryetarja e komitetit, Vlora Manaj-Krasniqi, ka thënë se qëllimi i komitetit është, që në shënimin e datave, të jenë aktiv dhe pjesë edhe organizative, pasi përfaqësojnë kategoritë me vlera të veçanta në shoqëri. Ndërsa anëtari i komitetit, Iliaz Krasniqi, e paraqiti para kryetarit edhe planin e punës së komitetit, ku parashihen një varg aktivitetesh, përfshi edhe rregullimin e muzeut të luftës, brenda muzeut të qytetit dhe pasurimin e tij me relikte.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …