Begaj: Do ti përkrahim organizimet sportive në shkolla

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i arsimit Avdi Morina dhe drejtoresha për sport, Blerta Krasniqi, kanë pritur në një takim pune, kryetarin e Federatës së Sportit Shkollorë të Kosovës, Adrian Telaku dhe udhëheqësin e divizionit të sportit shkollor të kësaj federate, Fikret Shatrin, me të cilët kanë biseduar për organizimin e garave sportive shkollore në Komunën e Malishevës. Me këtë rast, kryetari Begaj, ka premtuar përkrahjen e komunës së Malishevës, për organizimin e këtyre garave.

“Ne si komunë, mundohemi ti përkrahim këto aktivitete, brenda mundësive buxhetore të komunës, sikur edhe aktivitetet tjera sportive, si dhe investimet në sportin e Malishevës, me qëllim të zhvillimit të sportit dhe edukimit të të rinjve. Dëshiroj të kemi bashkëpunim të mirë me federatën tuaj, në të mirë të zhvillimit të sportit shkollorë”, ka thënë Begaj, duke premtuar vazhdimin e përkrahjes së komunës, në organizimin e këtyre garave.

Drejtori i arsimit, Avdi Morina, tha se drejtoria që drejton, do të përkrahë këto aktivitete sportive, të cilat janë edhe edukative dhe i mbajnë të rinjtë larg dukurive negative. Edhe drejtoresha e sportit, Blerta Krasniqi, tha se “do ta kenë në dispozicion tërë infrastrukturën sportive në Malishevë, për organizimin e këtyre aktiviteteve”. Në tri vitet e fundit, i kemi përkrahur këto aktivitete sportive, prej ku edhe kanë dalë talent në sportet e ndryshme, dhe jemi shumë të kënaqur me sukseset e treguara nga nxënësit dhe shkollat tona, tha drejtoresha Krasniqi.

Se nga organizimi i këtyre garave, kanë dalë talent nga Komuna e Malishevës, e ka konfirmuar edhe vet kryetari i kësaj federate, Adrian Telaku. “Malisheva gjithmonë i ka përkrahur këto gara, dhe rezultatet kanë qenë të mira, pasi kanë shumë talent, të cilët përfaqësojnë denjësisht klubet ku janë angazhuar”, tha Telaku.

Ndërsa, Fikret Shatri, ka sqaruar mënyrën e organizimit të këtyre garave, ku sipas tij, garat në nivelin komunal, duhet të përkrahen nga vet komunat, kurse ato në niveleve regjionale dhe nivelit shtetërorë, organizohen dhe mbulohen nga federata.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …