leoni

Behrami kritikon Gërvallën: Qëndrimi i saj tregon distancim institucional nga UÇK-ja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër ministren e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, për, siç tha ai, “qasje të ftohtë institucionale” ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ndodhen në paraburgim në Hagë. Behrami akuzoi Gërvallën për mungesë mbështetjeje dhe indiferencë të qëllimshme, duke përmendur një rast konkret që sipas tij dëshmon për qasjen e saj. “Ministria e Jashtme, Donika Gërvalla, ka shkuar edhe më larg. Ka qenë një kontratë e MPJ-së përmes së cilës familjet e ish-krerëve kanë pasur mundësi të dërgojnë gjësende – veshmbathje e libra. Por Gërvalla ua ka dërguar gazetarëve listën e sendeve, prej brushës së dhëmbëve e deri te gjërat më banale. Kjo tregon urrejtjen që ata e kanë dhe e ushqejnë ndaj UÇK-së. Është një urrejtje që i mban gjallë politikisht,” deklaroi ai. Behrami kritikoi gjithashtu edhe qëndrimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përballë Gjykatës Speciale, të cilin e përshkroi si “idealizim të tepruar dhe joefektiv”. Sipas Behramit, kjo qasje dëshmon mungesë të ndikimit real të udhëheqësve aktualë në arenën ndërkombëtare dhe një tendencë për ta parë Gjykatën si mjet për eliminimin e figurave të fuqishme politike nga e kaluara.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Ky është kriminalizim i UÇK-së dhe ndërhyrjes së NATO-s

Me moton “Kundër padrejtësisë”, mijëra qytetarë nga gjithë Kosova dhe rajoni janë mbledhur sot në …