Ali Ahmeti në Prishtinë: UÇK-ja nuk është fajtore, liri për çlirimtarët

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë në protestën për drejtësi në Prishtinë, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga paraburgimi në Hagë. Ai theksoi se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë për liri dhe kurrë nuk ka sulmuar civilë. Ahmeti akuzoi Gjykatën Speciale për padrejtësi dhe selektivitet, duke thënë se po përjashton krimet serbe dhe po përdor materiale të dorëzuara nga vetë Serbia. Ai kërkoi nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që të inicojnë rishikimin e rezolutës së Këshillit të Evropës të vitit 2011. Sipas tij, akuza për trafik organesh është e pabazë dhe e ndërtuar mbi shpifje. “Historia nuk shkruhet nga të huajt,” deklaroi ai, duke cituar Ukshin Hotin. Fjalimi i tij përfundoi me thirrjet: “UÇK, UÇK – Liri për çlirimtarët!”

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: PDK nuk do t’i nënshtrohet presionit për ta votuar presidentin e Vetëvendosjes

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se PDK-ja nuk …