Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, deputeti Albin Kurthi me shpurën përcjellëse të puthadorëve dhe injorantëve luajti në kartën tutti për tutti, çdo gjë për një qëllim, me fjalë të tjera instalimin e një autokracie primitive në emër të 42 për qind të votave. Botërisht, në natën e 9 shkurtit 2025 deklaroi se i ka votat edhe për kryetar Kuvendi edhe për qeverinë Kurthi 3. E përbuzi poshtërisht opozitën dhe votuesit e saj duke i quajtur hajvanë, miza dhe buburreca. Duke menduar se nuk ka nevojë për votat e saj. Rrogëtare permanente gjatë këtij inkuizicioni paramilitar kundër interesave kombëtare dhe shtetërore që u fituan me shekuj e shekuj burgimi në llogoret e ish Jugosllavisë dhe lumenj gjaku të bijve dhe bijave më të mira të popullit, hije e Kurthit 24 orë ishte presidentja e Ukrainës, me angazhim të plotë dhe presidente e Kosovës, në mënyrë fakultative Vojsa Osmani. Kohën më të madhe e ka kaluar në aeroplan dhe hotele mondane të botës duke e majmur xhirollogarinë për të shlyer detyrimet e “shtëpive në varg” në lagjen për “varfanjakë”, “Marigona Hill”. Gjatë blic qëndrimit në Kosovë kohën më të madhe ia mbante zhagun autokratit Kurthi, sulmonte Prokurorinë e shtetit, gjykatat dhe sidomos Gjykatën Kushtetuese. Ka mosdurim deri në urrejtje ndaj të gjithëve që e kundërshtojnë mendjemadhësinë e saj ndaj vdekëtarëve të zakonshëm, sakrifikuesve për lirinë dhe çlirimin e Kosovës dhe pengjeve të Hagës të cilët asnjëherë nuk i vizitoi ndonëse nuk la skutë në hartën botërore pa vizituar. Disa herë e shkeli Kushtetutën por nuk pati pasoja shkaku se gëzonte imunitet nga padroni i saj që realisht ishte mbi këtë gjykatë, autokrati Kurthi njëherësh, bashkë me analfabeten juridike Lenkën ishin dhunuesit më të mëdhenj të kësaj gjykate. Tërë aktiviteti i saj ishte lufta ndaj Putinit dhe Ho shi Minit, brengosja për mungesën e demokracisë në Serbi, shfarosja e elefantëve në Angli dhe shkelja e të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Rusi. Çdo ditë papagalliste se Serbia do ta sulmojë Kosovën sikur që Brazili do ta bombardojë Gjakovën. Bashkë me Kurthin përçanë çmendurisht qytetarët për ta kontaminuar shpirtin dhe mendjen, si mjet për ta forcuar pushtetin dhe shkatërruar shtetin. Në planin e brendshëm u treguan si luftëtarë të pakompromis ndaj Listës Serbe ndonëse me votat e saj Vojsa Osmani u bë presidente jorezidente e Kosovës. Lufta kundër Listës Serbe ishte fiktive dhe faturë jomorale për ta mbuluar bashkëpunimin interaktiv përmes sekseres mercenare Limoza Kulari, Besnik Rrenc Bislimi, kumbarës së spasiqëve nga Obiliqi dhe Martin Strujë Kopiliqi.
“Mandatimi” i Konj-ufcës Kali – Gulës: Albin Kurthi, as me vota të Albulenës
(56) nuk e fitoi besimin për qeverinë Kurthi 3 prandaj pasi nuk kishte të drejtë për rimandatim e propozoi bedelin Konjufca si mandatar për formim të qeverisë Konjufca 1 ku Kurthi do ta zëvendësonte yllin e ndryshkur të diplomacisë kosovare me vendbanim në Gjermani dhe me shtetësi gjermane, Donikë Shvarc Zeza. Në një takim midis “kolonelit” Kurthi dhe rreshteres Osmani u vendosë që Konjufca të pajiset me mandat antikushtetues për formim të qeverisë anipse vet shefi i tij tha se nuk i kanë votat e nevojshme për qeveri. Ky mohim i Kurthit ishte argument i pakundërshtuar për rreshteren Osmani për mandatim të Konjufcës. Ndërkaq cyberzagarët e LV-së në kulm të injorancës së tyre, me lutjet: hu Baba Albin, hu…thanë se lideri i tyre, tashmë i tredhur politikisht do të rikthehet më i fuqishëm se tani. Një Haxhi Qamili nga Prizreni që nuk ka lënë grazhd qeveritar pa e shijuar apo pjatë pa lëpirë, i magjepsur pas Vojsa Osmanit, jo se ka bërë diçka për Kosovën por se po menduaka anglisht. O i mjerë, ajo ka mandat të mendojë shqip dhe veprojë shqip por nuk e bënë sepse i mungon përmbajtja!
Llaskucërinë ndaj Kurthit e vulosi me Konjufcën duke shkelur Kushtetutën. E bëri për t’i blerë kohë Kurthit duke e kalibruar kohën e zgjedhjeve me interesat e LV-së. Me shpresë se Kurthi do ta shpërblejë edhe një mandat. Nuk ka gjë që nuk e bënë për edhe një mandat! Për Kurthin, Vojsa Osmanin dhe llopovat institucionalë edhe një mandat është, jo thjesht çështje mbijetese por çështje jete! Opozita nuk duhet të bëhet pjesë e valles antikombëtare dhe antishtetërore në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim. Kurthi dhe Osmani po presin rezultatet e balotazhit për ta planifikuar sabotimin e radhës. Kurthi po e përdorë Osmanin si pykë për çarje të LDK-së sikur që e bëri në Vushtrri.
Letra krimineles juridike, Ekaterina Tranfafilova: Albin Kurthi dje e publikoi një letër që i paska dërguar kryetares së Gjykatës Speciale Raciste kinse në mbrojtje të liderëve të UÇK-së dhe shtetit të Kosovës që në një proces të montuar politik po gjykohen në Hagë. Pse ka pritur më tepër se tre vite e të na tregojë për dhimbjen dhe respektin e madh për pengjet e Hagës?! Aspak nuk e besoj këtë. Po ta bënte publike letrën në të cilën kërkon dënim kapital për ta, me siguri do t’i besoja. Pse e them këtë? Deri vonë Albin Kurthi asnjëherë nuk i ka përmendur me emra pengjet e Hagës përveç Rexhep Selimit. Ka bërë përpjekje t’i përçajë edhe në burg. Kurrë nuk ka pranuar t’i vizitojë me një arsyetim poshtërues: duhet të plotësojë shumë formularë. Zëvendësi i tij Besnik Rrenc Bislimi ka vizituar vetëm Rexhep Selimin dhe shumë poshtërsi të ngjashme. Kur të hapen letrat do ta kuptoni se dëmin më të madh pengjeve të Hagës ju kanë bërë Albin Kurthi, Vojsa Osmani, Albulena Haxhiu, Xhelal Sfeqla, Hekuran Murati, Dimal Basha, Donika Shvarc dhe kamarilla përcjellëse, shkaku i urrejtjes dhe përfitime politike dhe disa “komandantë” të UÇK-së për ta shpëtuar prapanicën e tyre. Shumë do të befasoheni kur ta shihni listën e dëshmitarëve të mbrojtur. Ruajeni durimin!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
