leoni

Behxhet Shala kritikon ashpër kandidaturën e Hajrullah Çekut: “Është hajni i Prishtinës, jo hajri – Vetëvendosje në krizë të thellë”

Veprimtari dhe analisti i njohur Behxhet Shala, ka reaguar ashpër ndaj qeverisjes së Albin Kurtit dhe zhvillimeve politike në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025. Ai e ka cilësuar qeverinë aktuale si “antikombëtare” dhe të dështuar në çdo fushë, nga ekonomia dhe shëndetësia deri te diplomacia dhe siguria. Shala e ka akuzuar Kurtin për uzurpim të institucioneve dhe kapje të plotë të shtetit, përfshirë borde, agjenci dhe funksione kyçe shtetërore, ndërkohë që qytetarët përballen me çmime të rritura, mungesë barnash, shkollim të degraduar dhe projekte të papërfunduara. Në fokus të kritikës së tij ishte edhe kandidatura e ministrit aktual të Kulturës, Hajrullah Çeku, për kryetar të Prishtinës. Shala e quajti këtë kandidaturë si shprehje e mungesës së alternativave serioze brenda Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se “slogani i VV-së është ‘Hajri i Prishtinës’, por në fakt është ‘Hajni i Prishtinës’, ndryshimi është vetëm një shkronjë, por domethënia është e madhe”. Në përmbyllje, Shala theksoi se LVV nuk ka më fuqi as morale, as politike për t’i ofruar Prishtinës një kandidaturë serioze, dhe se qytetarët janë të lodhur nga manipulimi, paaftësia dhe arroganca e pushtetit aktual.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Pesë vjet dështim i Qeverisë Kurti në shëndetësi – QKUK pa sigurim fizik, pacientët të rrezikuar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe përfaqësues për shumë vite në komisionet parlamentare për …