Bejtush Gashi i dorëzon detyrën e ministrit të MPB-së, tashmë të emëruarit të ri në këtë detyrë, Ekrem Mustafa

Bejtush Gashi i dorëzon detyrën e ministrit të MPB-së, tashmë të emëruarit të ri në këtë detyrë, Ekrem Mustafa

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka dorëzuar detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme, tashmë të emëruarit të ri në këtë detyrë, Ekrem Mustafa. Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, të dy bashkëbiseduesit diskutuan për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Me këtë rast, ish-ministri Bejtush Gashi i ka uruar Mustafa detyrën e re të ministrit të Punëve të Brendshme. Ndërsa ministri i ri i MPB-së, Ekrem Mustafa falënderoi ish-ministrin Gashi për punën që ka bërë në MPB gjatë mandatit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …