Bejtush Gashi: Serbia vazhdimisht është duke marrë informacione për Kosovën nga njerëz të tyre që jetojnë në vendin tonë

Ish-ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi, ka thënë se Serbia  është duke marrë informacione për Kosovën nga njerëz që jetojnë këtu. Kjo ka të bëjë me  një grafikon të cilin e ka publikuar BIA në të cilin janë shënuar  zyrat e degëve të OVL e UÇK-së në Kosovë. Ky rast tregon një përqendrim të aktiviteteve që zhvillon Agjencia e Inteligjencës më tepër për opinionin e brendshëm, për faktin se ai vepron dhe punon mbështetur në inteligjencën humane, ku Serbia realisht ka qasje dhe mundësi të marrë informacione nga terreni përmes njerëzve që jetojnë në Republikën e Kosovës. Aktivitetit të këtyre agjencioneve të inteligjencës  janë për të mbuluar dështimet në rrafshin ushtarak dhe diplomatik, tha sh-ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …