Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: Kemi bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n dhe asnjë veprim nuk do të merret pa sinkronizim me forcat e tyre

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës,  Ejup Maqedonci, ka deklaruar se rreziku për sulm të Kosovë nga Serbia mbetet i madh, përderisa ekziston qasja agresive, përderisa ekziston qasja hegjemoniste, përderisa nuk kemi distancim të Qeverisë  Serbisë për grupet të cilat zhvilluan akt terrorist në Kosovë. Individët nga këto grupe lëvizin lirshëm nëpër Serbi dhe zhvillojnë aktivitete atje. Atëherë ne e shohim të mundshëm një kërcënim të tillë në raport me vendin tonë por gjithmonë ne jemi më të gatshëm se kurrë. Më shumë se kurrë Policia e Kosovës sot ka prani të terrenit në pjesën veriore të vendit tonë, andaj jemi më të përgatitur se kurrë për t’u ballafaquar me kërcënime të tilla”, tha Maqedonci. Sa i përket koordinimit me KFOR-in,  ai tha se institucionet e vendit kanë një maturi dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n dhe faktorin ndërkombëtar në Kosovë  dhe asnjë veprim nuk do të mirret pa sinkronizim me ta.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …