KEK
Fillimi / Lajmet / Bekim Gashi: Turqia me Erdogan në krye është shpresë jo vetëm për Ballkanin, por edhe më gjerë
Forcat e Armatosura turke

Bekim Gashi: Turqia me Erdogan në krye është shpresë jo vetëm për Ballkanin, por edhe më gjerë

Veterani i UÇK-së, Bekim Gashi, ka deklaruar për Anadolu Agency se përpjekja  për grusht shtet në Turqi, e ka kthyer në të kaluarën. Gjyshja ime 90 vjeçare, nëna ime dhe biri im më pyetën çfarë është duke ndodhur në Turqi, cili armik hyri në vend? Pse e sulmojnë Turqinë? Mu kujtua Lufta në Kosovë kur serbët me tanke dhe avionë sulmuan Kosovën dhe vranë njerëz pa marrë parasysh a janë gra, fëmijë apo pleq. Nuk ishim duke pritur një gjë të tillë. Ndihem një pikëllim të madh. Kur çdo gjë doli në pah filluam të kuptojmë gjërat më mirë”, ka thënë ish luftëtari i lirisë së Kosovës. Duke krahasuar rezistencën e popullit kundër puçistëve me rezistencën e tyre kundër serbëve, Gashi thotë: “Populli turk rezistoi ashtu si në luftën e çlirimit. Ranë dëshmorë, kishte edhe të plagosur. Por, për të mbrojtur vendin, atdheun, demokracinë, qeverinë dhe shtetin nëse duhet jepen edhe dëshmorë”. Sipas tij, Turqia nën presidentin Recep Tayyip Erdogan është shpresë jo vetëm për Ballkanin, por edhe për të gjithë botën Islame. “Ai është zëri ynë”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Adhanom Ghebreyesus: Brenda 100 ditëve të ardhshme të fillojnë vaksinimet kundër Covid-19 në krejt botën

Adhanom Ghebreyesus: Brenda 100 ditëve të ardhshme të fillojnë vaksinimet kundër Covid-19 në krejt botën

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus shprehu sot dëshirën që fushatat e vaksinimit kundër COVID-19 ...