leoni

Bekim Jashari: Është absurde se si shteti 21 vjet pas luftës kullat e Jasharajve kanë mbetur nën mëshirën e fatit

Bekim Hamez Jashari: 23 vite nga zëri i Lirisë së Kosovës!

Bekim Jashari, djali i Heroit te Kombit Hamez Jashari, ish kryetar i komunes se Skenderajt ka uruar Radion Kosova e Lire me rastin e 23 vjetorit te krijimit.
Sot, në 23 vjetorin e “Radio Kosova e Lirë” dhe “Kosova Press”, kujtojmë e nderojmë punën shembullore, kontributin e jashtëzakonshëm të kësaj radio e agjencie në forcimin e ndjenjës kombëtare, mobilizimin e popullit tonë për Liri e Pavarësi.
Zëri i lirisë nga Malët e Berishës, ngjalli shpresën e rriti radhët e UÇK-së në luftën tonë çlirimtare.
Radio “Kosova e Lirë”, nuk është thjesht një medium, ajo mban në vete një pjesë të historisë sonë andaj mbështetja shtetërore ndaj saj duhet të bëhet medoemos, nga restaurimi i vendeve bunker, shtëpive muze ku operuan e deri tek përkrahja financiare përmes granteve të ndryshme.
Këto dy mediume, ata që kontribuan e punuan pa u trembur në kohë lufte në to, mbeten pjesë e çmueshme e historisë sonë të lavdishme që duhet ruajtur e promovuar përherë, brez pas brezi.
Urime!, thuet ne urimin e Bekim Jasharit, djalit te Heroit te Kombit, Hamez Jashari, ish kryetar i komunes se Skenderajt per  Radion Kosova e Lire.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …