Eduard Jospeh: Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor

Edward Joseph: Krijimi i një Serbie të madhe shpie në krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe anasjelltas

Njohësi i rajonit të Ballkanit dhe më gjerë, Eduard Xhozef ka deklaruar se krijimi i një Serbie të madhe shpie në krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe anasjelltas. Kjo është një dinamikë shumë e rrezikshme dhe ajo po thyhet në Kosovë, në lumin Ibër. Tregu ekonomik rajonal është shumë i rëndësishëm për të gjitha vendet, por nuk mund të realizohet pa vlera evropiane, demokratike. Duke folur për presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe politikën e tij, ligjëruesi në Universitetin “Xhon Hopkins” Eduard Xhozef i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në fakt është një faktor destabilizues. Nuk mund të jesh partner i Perëndimit dhe në të njëjtën kohë të promovosh ‘Botën serbe’, sepse këto dy gjëra janë të papajtueshme. Nuk mund të jesh një partner perëndimor dhe në të njëjtën kohë të promovosh Xi Jinpingun dhe Vladimir Putinin, duke hyrë në një partneritet strategjik me Kinën dhe Rusinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …