Bekim Haxhiu: Ekipet tona mjekësore po fyhen dhe poshtërohen në veri, Qeveria Kurti po hesht

Bekim Haxhiu: Opozita, Prokuroria, mediet nuk kanë faj, pse Albin Kurti i ka hajna e drogaxhi bashkëpunëtorët e tij

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, duke folur në lidhje me bastisjet në Ministrinë e Tregtisë dhe në restorantin, Bukë e zemër,  ka thënë se Kurti tani është në panik, pasi është bastisur vendi ku ai kryente “takimet e fshehura”. Ai konstaton se votuesit e Kurtit janë të zhgënjyer me faktin se si kreu i Qeverisë po mbron krimet. Ridvan Muharremi  tash në burg, prandaj Albin Kurti para se t’i sulmojë të tjerët duhet të sqarohet jo vetëm për përmbajtjen e takimit të tij me Lajqakun në lokalin “Bukë e Zemër” por për lidhjen dhe afërsinë e tij me Ridvanin. Kryeministri Kurti në vend që të sulmonte të dyshuarit për krime ai sulmoi mediat, opozitën e Prokurorinë, të cilët nuk kanë kurrfarë  faji  pse Albin Kurti i ka hajna e drogagji bashkëpunëtorët e tij,  të  arrestuar në Kosovë e në Shqipëri, ka saktësuar, deputeti, Bekim Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …