Isa Mustafa: Në Qeverinë Kurti ka shumë njerëz me aktakuza, ata jo që s’po japin dorëheqje por po e sulmojnë sistemin e drejtësisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke komentuar arrestimet e djeshme në Ministrinë e Tregtisë dhe mos shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari, ka deklaruar se  çështja e dyshimit të keqpërdorimit të rezervave shtetërore tani është në shtyllën e drejtësisë, dhe duhet të kemi besim sepse përgjegjësia ligjore do të trajtohet drejtë. Procedura do të tregoj se kush është përgjegjës dhe kush do duhej të japë dorëheqje, qeveria, ministrja apo dikush tjetër. Në qeverinë që kam udhëhequr unë ka pasur kritere të tjera. Çdo qeveritar që është ballafaquar me drejtësinë, pa marrë parasysh që vepra nuk është lidhur me atë mandat, është tërhequr nga qeveria. Në këtë qeveri ka shumë njerëz me aktakuza, ata jo që s’po japin dorëheqje por po e sulmojnë sistemin e drejtësisë pse po merret me ta, tha mes trejash,  Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …