leoni

Rrahim Bekteshi: Në 25 vjetorin e betejës mbi fshatin Apterushë dhe rënien e Dëshmorit të kombit Bekim Bekteshi

Në ditën e sotme të 19 Gushtit 1998 në pozicionet (istikamet) në mes të fshatrave Apterushë – Zaqisht ( Aksi rrugor Therandë – Rahovec) filluan luftime të ashpra në mes të forcave të UÇK-së dhe Ushtrisë dhe policisë serbe të cilët ishin nisur me një konvoj të automjeteve të mekanizuara dhe të blinduara.
Mëngjesi 19 Gushtit 1998 fillojë me granatimet kundër pozicioneve tona nga Landovica, Shiroka dhe Hoqa e Madhe.
Rruga e barrikaduar nga njësitet tona të përkrahur nga fshatarët e fshatit Apterushë dhe Zaqisht nga afersia e Hoqës së Madhe e deri në afersi të fshatit Zaqisht i vonojë në kohë makinerinë vrastare serbe dhe mundësojë konsolidimin e rradhëve tona, kështu qe eskavatori tanksë i tyre punonte në pastrimin e barrikadave kurse pozicionet tona pandërprer goditeshin me projektile të kalibrave të ndryshme.
Kur konvoji i kësajë makinerie vrastare serbe mendojë qe kishte pastruar barrikadat u nis serish ne drejtim të pozicioneve tona, po ne kishim kryer planin B, pasi unë Rr.B. së bashku me bashkëluftëtarin Xhevdet Jollxhiun dhe Ruzhdi Morinën ( absolvent i Fakultetit të Ndërtimtarisë) qe të dy nga fshati Samadraxhë i Therandës kishim hap një grop në mes të rrugës së asfaltuar mbi fshatin Zaqisht, rruga qe lidhte Suharekën me Rahovecin dhe konvoji i policisë dhe ushtrisë serbe mbeti i bllokuar dhe tani pasi në vije gjeografike ishin afër nesh, ne filluam me gjuajtje në drejtim të konvojit, beteja ishte mjaft e pergjakshme, snajperistet tonë qëllonin pandërprer ku do të veqoja heroin e kombit Reshat Muqaj dhe bashkëluftëtarët e tjerë, por edhe granatimet nuk pushonin në drejtim tonin.
Dua të përmend së në vijen e parë të frontit ishin edhe bashkëluftëtaret Dyrishahe Bugari dhe Qelebie Elshani
( mësimdhënëse dhe kolege të SHF “Dituria” në fshatin Samadraxhë) të cilat qëllonin me pushkë M48 .
Gjatë granatimeve serbe në këtë betejë bie për të mos rënë kurr në vijen e parë të frontit Bekim Bekteshi në moshën 27 vjeqare, plagosen rëndë Bajram Bekteshi (gjeneral i pensionuar), Nexhat Cikaqi (nënkolonel) dhe 6 bashkëluftëtar të tjerë me plagë të lehta.
Beteja zgjati tër ditën dhe ndërrimi i bashkëluftëtarve u bë gjatë natës në pozicione për shkak të snajperistëve.
Të nesërmen me datë 20 Gusht 1998 me nderime ushtarake do të varroset dëshmori Bekim Bekteshi në varrezat e fshatit Samadraxhë. Fjalimin kryesor nē varrimin e dëshmorit Bekim Bekteshi e mbajti eprori, veprimtari dhe luftëtari palodhur i çështjës kombtare Rexhë F. Morina.
Për 10 ditë rradhazi Ushtria dhe policia serbe nuk do të mund të depërtojnë dhe ti marrin këto pozicione deri sa kishin mësyr anën tjetër duke e marrë fshatin Reshtan dhe Studenqan nga qyteti Therandës.
Mediat serbe propagandonin se ne këto pozicione po luftojnë mercenar të huaj dhe është i pamundshëm depërtimi dhe se vetëm aviacioni duhet të përdoret për marrjen e këtyre pozicioneve.
Bashkëluftëtari Driton Mamaj tani prof dhe trajner i futbollit kështu do të evokojë në një shkrim dëshmorin Bekim Bekteshi :
Ndonëse ishte roje gjatë gjithe nates me bashkëluftëtar të tjerë ne piken nr. 3, me tu bërë ndërrimi ne orët e para te mengjesit, Bekimi bashke me shokë dorëzojne pikën ne duart e ushtarëve tjere te ndërrimit.
Me qetësine e tij shpirtërore qe kishte dhe me edukatën qe rrezatonte i drejtohet ushtarit përgjegjes te ndërrimit qe do ta merrnin piken:
Po citojë:
Prof gjithçka është ne rregull dhe ska asnjë levizje deri me tani te shkijeve!
Me fjalen prof. iu drejtua një te riu nga i njëjti fshat , qe sapo kishte mbaru Fakultetin e Kulturës Fizike iu bashku Ushtrisë Çlirimtare!
Me keto fjalë gjithmone e kujton Bekimin profa, ndonese ishte me i ri ne moshë se Bekimi por ai dinte shume bukur te respektonte tjeret sepse kishte virtyte te larta njerëzore.
Duke u kthyer nga pika nr.3 drejt shtabit jepet alarmi per sulm nga forcat serbe dhe Bekimi pa asnjë dilemë kthehet ne vijen e parë te frontit dhe bie mu atë dite per te mos vdekur kurrë!
Eshte nje detaj qe kurrë se harrojë
Gjithmon me sillen ne mend keto fjalë
Ishin fjalet e fundit me Bekimin
Lavdi e përjetshme për dëshmorët e kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …