Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka denoncuar se vaksinat që pranoi Kosova nga Norvegjia janë të dala afati. Siç pretendon ai, këtyre vaksinave u ka dalë afati i përdorimit më datë 30 qershor, teksa disa të tjerave u skadon më 30 korrik. “Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve tonë MSH duhet të respektoj ligjin dhe afatet e përdorimt të vaksinave të blera dhe të pranuara donacion”, ka shkruar Haxhiu. Në lidhje me këtë çështje, ai ka kërkuar përgjegjësi nga qeveria e Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
