Bekim Jashari: Kontributi i gjeneral, Sylejman Selimit është i njohur dhe i vlerësuar nga të gjithë liridashësit e Kosovës

Bekim Jashari: Kontributi i gjeneral, Sylejman Selimit është i njohur dhe i vlerësuar nga të gjithë liridashësit e Kosovës

Për kontributin e tij në luftën çlirimtare, kryetari i komunës së Skënderaj, Bekim  Jasharit, stemën e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari i ka dhuruar Komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, gjeneral Sylejman Selimit. Me këtë rast kryetari, Bekim Jashari ka thënë se ndiej kënaqësi ta presim në zyre, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, ish-komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Sylejman Selimi, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ku ishte i pranishëm edhe deputeti, Bekim Haxhiu. Kontributi i gjeneral Selimit është i njohur dhe i vlerësuar nga të gjithë ne. Ai ka vuajtur shumë në këto vitet e fundit. Për kontributin që gjenerali ka dhënë në luftën çlirimtare dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si kryetari i Komunës, i dhurova stemën e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari”, ka saktësuar Bekim Hamëz Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …