Belgjika shtërngon masat përshkak të variantit të ri të virusit

Belgjika shtërngon masat përshkak të variantit të ri të virusit

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo ka tha se është i detyruar të shtrëngojë masat kufizuese ndaj koronavirusit pasi rritja e rasteve së fundmi po rëndon spitalet.

“Ka shumë njerëz që nuk po marrin trajtimin për të cilin kanë nevojë në spital, prandaj është e rëndësishme që të veprohet shpejt”, tha kryeministri duke bërë të ditur që 40 për qind e shtretërve në Klinikat Infektive janë të mbushura me pacientë të COVID-19.

Kopshtet e fëmijëve dhe shkollat fillore tashmë do të mbyllen për sezonin e festave, një javë më parë, nga 20 dhjetori. Sipas vendimit, fëmijët nga 6 vjeç e më lart duhet të vendosin maska.

Kjo është java e tretë me radhë që qeveria e Belgjikës i shtrëngon masat.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …