Brickos

Behxhet Pacolli i kërkon Kurtit zbulimin e pikturave në hollin e Kuvendit

Behxhet Pacolli i kërkon Kurtit zbulimin e pikturave në hollin e Kuvendit

Behxhet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, zbulimin e pikturave që gjenden në hollin e Kuvendit të Kosovës, por janë të mbuluara. Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka shkruar se Kurti sa ishte në opozitë në mënyrë demonstrative i pati zbuluar ato.

Pacolli tha se pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës, janë pjesë e donacionit të tij për kuvendin e Kosovës,  dhe paraqesin krenarinë tonë kombëtare. Ato vazhdojnë të jenë të mbuluara përkundër që Kryeministri sa ishte në opozitë, në mënyrë demonstrative i pati zbuluar. Sot që është në pushtet s’po e kuptoj pse nuk i zbulon ato murale të bukura. Zbuloni pikturat Kryeministër apo nuk ju intereson më e kjo lenë të kuptojmë se  veprimi i atëhershëm  ishte vetëm për fushatë? U shpreh Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …