Kryetari Ballazhi, pret në takim pune Komandantin Italian Col. Andrea Bertazzo

Kryetari Komunës së Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi, priti në takim pune Komandantin e Komandës Regjionale Perëndim të trupave të KFOR-it në Kosovë Col. Andrea Bertazzo. Takimi është realizuar me rastin e pranim-dorëzimit të dy donacioneve të Kontingjentit Italian të KFOR-it për komunën e Hanit të Elezit, atë të Paneleve diellore për objektin e Komunës së Hanit të Elezit si dhe këndin e Lojërave për fëmijët e Çerdhes “Ardhmëria”

Në aktin e nënshkrimit të marrëveshjes së pranimit të projektit të paneleve diellore col. Bertazzo tha se ndjehet shumë i lumtur që me këtë donacion po kontribuojmë në një projekt që ka për qëllim gjenerimin e energjisë së ripërtritshme e me rëndësi të veçantë të kontribuojmë në kursimin e mjeteve nga buxheti i komunës.

Ai tha se me këtë projekt e bëjmë promovimin e kësaj teknologjie edhe te qytetarët e komunës si formë e kursimit dhe mbrojtjes së ambientit.

Komandantin Italian Col Andrea Bertazzo tha se këto projekte do të ju shërbejnë shumë gjeneratave të ardhshme.

Ndërsa Kryetari I Komunës Mehmet Ballazhi duke i falënderuar pjesëtarët e Kontingjentit Italian të KFOR-It për këto donacione tha se në emër të qytetarëve të komunës duhet të ju falënderojmë edhe për kontributin dhe angazhimin e juaj fisnik në ndërtimin e vendit tonë që nga paslufta.

Jemi në veçanti falënderues për përkrahjen e vazhdueshme për komunën e Hanit të Elezit në shumë projekte.

Kryetari Ballazhi tha se shpreson që kjo frymë e bashkëpunimit të vazhdoj edhe me projektet tjera dhe se dyert e Komunës së Hanit të Elezit do të jenë gjithmonë hapura për ju dhe për të gjithë donatorët që do të kenë vullnetin për bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …